Kanita, një nga vajzat e talentuara shqiptare, e cila fillimisht u bë e njohur nga kompeticionet muzikore ishte e ftuara e Luana Vjollcës në emisionin e fundjavës që shkoi, “Shiko Kush Luan”.

Përveç jetës artistike, nuk dihet shumë për jetën e saj private. Në lojërat që ajo u përfshi, fansat arritën ta njihnin pakëz më tepër, detaj që me siguri ka lumturuar fansat e saj.

Në njërën prej lojërave, këngëtarja preferoi t’i përgjigjej pyetjes ngacmuese se në çfarë moshe e ka dhënë puthjen e parë.

Përgjigja e Kanitës pa ngurruar fare ishte: “Ende nuk e kam dhënë…”, transmeton Top Channel.

Me siguri, këngëtarja është duke u fokusuar te karriera për momentin dhe kështu do të mendojë pak më vonë për ndonjë lidhje në jetën private.