Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, ka votuar kundër heqjes së imunitetit të pesë gjykatësve nga Gjykata Administrative.

Karaxhovski thotë se gjykatësit kanë të drejtë edhe më tej të kryejnë funksionin si gjykatës. Shtoi se bëhet fjalë për lëndë ku ende nuk është vlerësuar aktakuza.

Këshilli Gjyqësor para dy jave solli vendim për heqjen e imunitetit të pesë gjykatësve. Jozyrtarisht, gjykatësit janë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lëndën Titanik 2 të PSP-së. Këtë lëndë, Prokuroria e hapi në shkurt të këtij viti, ndërsa ka të bëjë me parregullsi zgjedhore të zgjedhjeve lokale në vitin 2013.

Këshilli në seancën gjyqësore e cila ishte e mbyllur për opinionin, solli vendim nga e hëna orari i punës së gjykatave tëfillojë nga ora 07:30 deri më 15:30./Zhurnal.mk