Kryeministri Zoran Zaev, nga 2 deri më 4 shtator do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Izrael, me ftesë të kryeministrit të këtij vendi, Benjamin Netanjahu.

Përveç kryeministrit Zaev, në delegacionin zyrtar do të jenë edhe zv/kryeministri, Koço Angjushev, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski.

Bashkë me delegacionin qeveritar, në Izrale do të udhëtojnë edhe shumë biznesmenë dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme nga Maqedonia.