Ura e Kazazëve – Tetovë

Vijojmë me projektet e ekipit të fitores së Lëvizjes BESA në Tetovë.#14Për një jetë të re.

Gepostet von Husein Reka am Donnerstag, 5. Oktober 2017

Fushata e Lëvizjes BESA në komunën e Tetovës si duket përmes mega projekteve vizatimore, që veç në ëndrrat moderne mund të shihen dhe po të njëjtat po paraqiten para qytetarëve tetovarë. Lëvizja BESA gjithnjë e më tepër po i sjell opinionit publik ëndrrat e tyre përmes mega projekteve të vizatuara dhe kjo në vazhdimësi tregon se qytetarët tashmë prej mesjetës do të jetojnë gjoja në luks. Kësaj radhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe Husein Reka ka prezantuar vizatimet mega se si do të duken projektet e tyre, dhe kështu Bilall Kasami dhe Husein Reka ia tejkalojnë me projektet e ëndrrave edhe Teuta Arifit. Më poshtë i gjeni mega vizatimet në detaje sesi do të duket shtrati i lumit, dhe plani i detajuar tek “Ura e Kazazëve”./fol.mk