Shkruan Qenan Aliu

Më ka bërë përhtypje ofrimi i Hazbi Likës të tubuarve që protestonin në vendin e premtimit për një shkollë në Reçicë të Vogël.
Po ju shkruaj shkurt se HAZBI LIKA ka sens për ti përmbushur performansat për tu bërë një LIDER i mirë.

JA PSE ;

Mbase gjithsecili nga ne mund të ketë të meta të ndryshme ashtu edhe z.Lika, fundja thonë nuk ka njeri ideal dhe të pagabueshëm. Por çështja është se LIKA, jo VETËM për faktin se kapi armën për barazi siç do të thoshte z. Ahmeti pa vënduar brisk në fytyrë, por për faktin se Hazbi LIKA si duket së pari ;

– Ka tolerancë dhe dinë të dëgjojë edhe të tjerët që mendojnë ndryshe nga ai dhe partia e tij,mbase një prej vyrtiteve të një lidrei është të dinë të DËGJOJË ,

– Paraqitja e tij si funksionarë i lartë i partisë dhe rrezonimi i tij nuk është si militant partie por si rreprezent i qytetarëve të vendit e në veçanti i përkushtuar për rreprezentimin e shqiptarëve,

– Më ka bërë përshtypje se një herë tha STOP , fjala ishte procedura e ndryshimit të kushtetutës për çështjen e stemës dhe disa çështjeve tjera, por Lika dhe dy të tjerë nuk aminizuan një ndryshim të tillë pa u rrahur edhe barazia e shqiptarëve që nuk është e definuar akoma si duhet në kushtetutë, kjo procedurë mbeti në ,,hasra,, të tavanit të kuvendit ,

– Të vetmen gjë që ka nevojë z.Lika për ta plotësuar akoma më shumë, (kuptohet për shkak se vokacioni i profesionit të tij nuk ia ka mundësuar) është njohja edhe më shumë e sistemi juridik dhe politik të vendit. Kjo do ti ndihmojë që Lika të gjindet akoma më i kapshëm , më bindës dhe akoma më i dashur,
Ky profil i një politikani që protestuesëve ju fletë me qetësinë më të madhe duke admiruar të drejtën e tyre për protestë, i bënë që njerëzit e bindjeve të ndryshme politike ta futin në një skaj të zemrës së tyre .

Vetëm kësisoj qasjesh do të mund ta ndihmojnl dhe shpëtojnë BDI-nl nga një RRAMJE E LIRË politike drejt në lloç. Kryetari AHMETI gadi një dekadë në këtë parti është i HIPNOTIZUAR dhei joshur nga një grup TENDERXHINJSH e BIXHOZXHINJËSH të ciët nuk e kanë patur as e kanë e as që do ta kenë hallin e barazisë së shqiptarëve . Ali Ahmeti këtë profil të RRETHUESËVE nuk mund tua hjek nga koka shqiptarëve se at për disa vite u PASURUAN më shumë se djemt e J. B. TITOS një marëshalli që pati në menaxhim (me ligj ) një shte 28 milionë banorësh .

Hazbi Lika dhe shumë të tjerë , kam përshtypjen se do të synojnë ecvitimin e ,,Hipnotizimit,, të zë Ahmeti nga ky KLAN që partia dhe shqiptarët së bashku me OPOZITË të fortë të synojnë aspiratat e tyre !