Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherit kandidat për komunën e Tetovës Bilall Kasami i shoqëruar nga Vullnet Murseli dhe qindra qytetarë, kanë zhvilluar një marsh në qytetin e Tetovës, të cilin e emëruan “Marshi i fitores”. Në këtë marsh Kasami dhe Murseli vizituan edhe tregun e Tetovës.
Pas marshit, Kasami ka zhvilluar edhe një konferencë për shtyp. Në prononcimin e tij Kasami tha se marshi i ka bashkuar të gjithëve, pa dallim përkatësisë partiake, etnike, fetare apo dallimi tjera.
“Me këtë aktivitet përmbyllim aktivitetet tona dy javore për raundin e dytë të zgjedhjeve, me çfarë treguam se ne kemi ofertën më serioze ndaj udhëheqësisë aktuale të dështuar të Komunës së Tetovës, me në krye Teuta Arifin. Programi dhe zotimet tona për ta ndryshuar janë përqafuar fuqishëm nga qytetarët e Tetovës, të cilët më së miri dijnë ta bëjnë dallimin. Si epilog I gjithë aktivitetit tone kësaj u krijua konstatimi i përbashkët se në Tetovë ndryshimi duhet bërë realitet. Tetova dhe tetovarët kërkojnë ndryshim. Prandaj të bashkuar marshojmë për fitore, sepse Tetova na bashkon”, deklaroi Kasami.
Sipas Kasamit, fushëveprimi bazohet në parimet e menaxhimit të mirë për zhvilim të qëndruëshëm komunal duke u bazuar në këto objektiva strategjike: