Bilall Kasami nga BESA ka thënë se ata që në fillim kanë kërkuar që partitë politike shqiptare të dalin me kandidat të përbashkët e cila do të maksimizonte votat shqiptare në këto zgjedhje presidenciale.

“Në si BESA seriozisht do të analizojmë të gjejmë kandidat i cili do të ishte i pranueshëm për gjitha forcat politike dhe konsiderojmë se do të gjejmë kandidat pas së cilës do të rreshtohej opozita shqiptare si dhe pjesa tjetër e opozitës nga shoqëria e cila është shumicë në Maqedoni. Ne si Lëvizje BESA jemi të gatshëm për bashkëpunim me gjitha subjektet politike shqiptare me qëllim të vetëm të maksimizojmë votën shqiptare”,ka thënë Kasami.

/MEDIAL/