Nga Qenan Aliu

DEKLARATA e Bujar Osmanit se- ,nuk është koha tani dhe se shqiptarët nuk duhet të shërbejnë alibi për mosintegrimin e vendit, është nonshallante dhe mbi të gjitha POLTRONE dhe me frymë të shëmtuar altruaiste.
Kërkesa për shmangien e ,,20%,, nga normat kushtetuese NUK ËSHTË KUSHT as sjellje se ,,të kam zënë ngusht,, por është e natyrshme mbase koha është tani sepse pas një ,condicio sine qua non, është më se logjike të bëhet edhe ky përmirësim. Sepse kushtetuta nuk hapet çdo javë për ndryshim por kur shtrohet nevoja. Mbase, Kushtetuta e RMV duhet bërë ,remont, është e domosdoshme edhe për shumë ndryshime dhe plotësime tjera. Por kësaj rradhe si kompromis duhet të jetë rregullimi i statusit të GJUHËS SHQIPE dhe kaq.
z. Bujar, ndaloni me lajthitjen se gjoja nuk pranon faktori ndërkombëtar, ndaloni me këto pazaret tuaja meskine. Bujar, siç thot populli ,,mbaj mend në kokë,,e dinë më mirë se shum kush tjetër, kjo kërkesë nuk është kusht por thjesht nevojë për rregullim korrekt në aspektin nomoteknik, sepse në aspektin nomoteknik ,20%, nuk ka në asnjë përmbajtje të asnjë kushtetute në botën demokratike.

(q.a)