Në frymë të bashkëpunimit dhe koordinimit të hapave opozitare në lidhje me zhvillimet aktuale politike, sot u realizua një takim mes Lëvizjes BESA  dhe partija UNITETI. Në takim ishin të pranishëm kryetari i Lëvizjes Bilall Kasami dhe kryetari i UNITETI-it, Gëzim Ostreni.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas këtij takimi deklaroi: “Ishte një bashkëbisedim i dy subjekteve opozitare shqiptare. Pasi që problemet janë shumë të thella, jemi të mendimit se takime të këtilla me subjektet opozitare duhet të vazhdojnë, fillimisht me ato shqiptare, por edhe me ato maqedonase. Gjithë kjo bëhet me të vetmin qëllim që të krijohen kushte për zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, të cilat detyrimisht duhet të pranohen nga i gjithë spektri politik. Qëllimi jonë është që një herë e përgjithmonë qytetarët të votojnë me vullnet të lirë”.

Po ashtu, në këtë frymë është shprehur edhe kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni, i cili tha se: “Në këtë takim u bisedua për probleme zgjedhore dhe kombëtare, por jo për çështje tjera. Ai po ashtu theksoi se këto takime kanë më tepër karakter të njohjes mes subjekteve opozitare.