Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka nisur një fushatë intensive për të bindur ish-bashkëpartiakët e tij që të rikthehen në radhët e partisë së tij. Siç mësohet Thaçi ka ftuar disa personalitete publike që janë njohur si përkrahës të kësaj partie, duke i ofruar edhe pozicione në listat për deputetë.

Gjahu i kësaj partie, kryesisht po zhvillohet në taborin e LR-PDSH, subjekti që ka arritur që të tërheq pjesën më të  madhe të anëtarësisë, por edhe beteja për votues të rinj./ina