Kryetari i LR-PDSH-së dhe njëherit kryetar i Komunës së Strugës i është bashkangjitur debatit  LSDM-VMRO në lidhje me propozimin e liderit të  LSDM-së  Zoran Zaev për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, i cili në një prononcim për TV NOVA  tha: ”Nëse partia e tij vjen në pushtet,  dygjuhësia   do të përdoret   në tërë teritorin e Maqedonisë”

Pas këtij  prononocimi  të liderit të  LSDM-së,  i menjëhershëm ishte reagimi  i deputetit të   VMRO.së Ilija Dimovski i cili tha se: ”Barazimi i gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë është absolutisht e papranueshme. Me paralajmërimet për sjelljen e dygjuhësisë në gjithë territorin e Maqedonisë atakohet Kushtetuta e Maqedonisë dhe rendi kushtetues, tërësisht dilet jashtë Kushtetutës dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë për bashkësitë etnike tjera dhe fatkeqësisht nis një proces që askush nuk e di se do të përfundoj me federalizim ose ndarje të Maqedonisë”, deklaroi Ilia Dimovski.

Pas përplasjes ndërmjet VMRO-së  dhe  LSDM-së ,  këtij debati  nëpërmjet një postimi në fejsbuk  iu bashklangjit edhe lideri i LR-PDSH-së, z.Ziadin Sela, i  cili  ju drejtua dy partive maqedonase , duke  u thënë“VMRO nuk pranonka gjuhën shqipe si gjuhë të dytë në tërë Maqedoninë. Për hir të së vërtetës edhe në se duam të dytë, por të barabartë me maqedonishten në tërë Maqedoninë”

Në vazhdim postimi plotë i z. Sela:

 

20160916_215310

© fol.mk