Janë disa numra të telefonit të cilët në shumë raste mund t’jua shpëtojnë jetën.

Këta numra duhet t’i mbajë në mendje secili në vendin ku jeton dhe t’i kontaktoni në rastin e fatkeqësive dhe problemeve të ndryshme.

1. Numri 192 Nëse keni aksident në komunikacion, atëherë ju patjetër duhet ta mbani në mend numrin e Policisë i cili është 192.

2. Numri 193 Në rastet kur keni vatra të zjarreve dhe jeta dhe pronat tuaja po rrezikohen atëherë ju duhet të telefononi numrin e zjarrfikësve 193.

3. Numri 194 Patjetër duhet të dini edhe numrin e ndihmës së shpejtë i cili është 194, pasi që duke telefonuar këtë numër ju mund t’i shpëtoni jetën dikujt, kur është në gjendje të keqe shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmën e mjekut.

4. Numri 112 Për raste emergjente apo kur ka fatkeqësi natyrore, vërshime, shembje të ortekëve të borës etj., duhet të thirreni në numrin e telefoni 112 dhe të kërkoni ndihmë.