Në vend të qumështit, Albani po e ngop barkun me ujë.

Me sigurimin e ushqimit kanë problem me vite, por situatën po e rëndon edhe më shumë fakti se për gjashtë vite kanë ndërruar 8 banesa.
Qiranë e banesës në të cilën po qëndrojnë tashmë katër muaj, nuk kanë pasur mundësi ta paguajnë për asnjë muaj.

Për shkak gjendjes së keqe financiare, nuk kanë as ngrohje, e frigoriferin janë mësuar ta shohin gjithmonë të zbrazur.

Familja Musliu po i numëron orët e fundit edhe në këtë banesë.

“Gati gjashtë vjet, çdo herë në atë banesë këtë banesë, na largojnë kjo është banesa e tetë me radhë. Dje pronari dha ultimatum që ne të largohemi, na tha ku të doni shkoni. Skami ku të shkojmë. Edhe nuk kemi çka të hamë , kur kemi hamë kur nuk kemi nuk hamë. Po mërzitëm për Albanin, ai është vetëm 4 vjeç ai kërkon e nuk kamë çka ti jap. Është ftoftë, kam vendosur shishe të ngrohtë. Të kërkosh borxh nuk të jep kush. Unë kërkoj vetëm një dhomë, të jetë edhe me najlon e di se është e imja. Nuk kam as dru. Shikoni frigoriferin nuk kamë asgjë”, u shpreh Makfirete Musliu, kryefamiljare.

“Unë kam kërkuar ndihmë edhe te kryetari i komunës dhe nga qendra sociale. Ne kemi kërkuar edhe banesë sociale, por nuk kemi marr përgjigje sepse atë po i menaxhon qeveria. Kam punuar si punëtor sezonal, aty marr 5 euro në ditë, çka të marr në fillim, ushqim , qumësht për djalin apo bukë. Më mirë të vdes se sa të jem gjallë”, tha Naser Musliu, kryefamiljar.

Pas katër muajve, erdhi koha që ti mbledhin rrobat…

Morën çka mundën në dy qese të zeza dhe mbetën në rrugë.

Me bark të zbrazur dhe me asnjë denarë në xhep, familjes Musliu nga Kërçova i mbeti vetëm të shpresoj në lëmoshën e njerëzve human.

https://youtu.be/1oAN78OqP-o