Hetuesit e Prokurorisë speciale sot kanë hyrë në komunën e Prilepit për të kontrolluar dokumentacione lidhur me punën e kësaj komune, mëson Zhurnal.mk

Hetuesit sipas informacioneve të fundit kanë kërkuar gjithë dokumentacionin e komunës që ndërlidhet me përgjimet e paligjshme.

Nga PSP as nuk pohojnë e as mohojnë informacionin duke thënë se nuk mund të japin detaje lidhur me procedurën parahetimore.

Ndërkohë që VMRO opozitare ka reaguar lidhur me praninë e prokurorisë speciale në komunë pasiqë sipas tyre është tentativë politike për diskreditim të kryetarit të komunës Marjan Risteski.