Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, nënshkroi sot dekretin e ndërrimit të alfabetit të vendit nga gërrmt cirilike në ato latine.

Zyra e presidentit shtoi se qeveria do të emërojë së shpejti komisionin kombëtar “për të siguruar një tranzicion gradual të alfabetit kazak në formën e shkronjave latine” deri në vitin 2025.

Ish-republika sovjetike ka shpallur pavarësinë në 1991. Gjuha kombëtare është ajo kazake që vjen nga turqishtja, ndërsa rusishtja është gjuhë e dytë dhe flitet gjerësisht në vend.
“Kjo nuk është diçka që bëhet me nxitim. Ne kemi studiuar eksperiencën e fqinjëve tanë si Uzbekistani e Azerbaixhani9 që e kanë bërë më parë ndryshimin”, tha Karlygash Kabdulova, një nga profesorët e ngarkuar me projektin.
Gjuha kazake është shkruar në alfabetin arab deri në vitin 1920, kur u zëvendësua me atë latin, dhe në 1940 kaloi në stilin cirilik.