Zëdhënësja e euro komisarit për zgjerim të BE-së Johanes Han, Maja Kociançic ka deklaruar se BE-ja nga afër po ndjek zhvillimet politike në Maqeodni. Sipas saj ka edhe shumë punë për tu bërë që në Maqedoni të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Kocijançiç u ka bërë thirrje të gjitha partive që të jenë të përkushtuara ndaj detyrimeve të Marrëveshjes së Përzhinës.

“Jemi duke i ndjekur nga afër zhvillimet në ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ku pas dy muajsh do të vijoj procesi zgjedhor , është bërë përparim gjatë përgatitjeve por ka edhe shumë për tu bërë, për tu siguruar që zgjedhjet të jenë të sigurta, kredibile dhe në vijë me standardet. Është e rëndësishme se kjo punë është në vazhdimësi, dhe ne si bashkësi Evropiane do të vazhdojmë të angazhohemi bashkë me partnerët tanë në terren dhe gjithashtu edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë për këtë perspektivë”, tha Maja Kociançiç.