diego simeone

Diego Simeone do të ishte i lumtur të takohej sërish me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka thënë se nuk beson në hakmarrje edhe përkundër se do të dëshironte sërish të luante ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

Në vitin 2014, Reali mposhti 4:1 Atleticon në finale të Championsit vetëm pas vazhdimeve. Skuadra e Simeones tashmë është kualifikuar në finale të Milanos, duke eliminuar kampionët e Gjermanisë.

Finalisti tjetër do të caktohet sonte nga ndeshja Real Madrid – Manchester City. Favoriti kryesor në letër për të kaluar në finale, është Reali – që për Simeonen është një kundërshtar i njohur dhe tashmë janë përball edhe në Ligën e Kampionëve.

I pyetur nga gazetarët nëse dëshiron sërish një finale madrilene, për t’iu hakmarrë për atë humbje në finalen e Lisbonës, Simeone është përgjigjur: “Do të isha i lumtur të përballemi me ta. Ne duam diçka tjetër, por nuk besoj në hakmarrje. Ka shanse të reja në jetë, jo hakmarrje. Dhe, kjo do të ishte një rast i ri”, deklaroi Simeone.