Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Barak Obama në vizitën që do ta zhvillojë në Japoni për të marrë pjesë në takimin e liderëve të G-7 në qytetin Hiroshima, është e mundur që të vizitojë qytetin Hiroshima, por nuk do të kërkojë falje për sulmin atomik të Amerikës kundër këtij qytetit në fund të Luftës së Dytë Botërore.

 

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Xhosh Ernest, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në përgjigje të pyetjes se, nëse japonezët meritojnë kërkimfalje zyrtare për sulmin bërthamor në Hiroshima më gjashtë gusht 1945 apo jo, ai tha se presidenti amerikan nuk beson në këtë. Sekretari i DASH John Kerry gjatë vizitës së tij në Japoni ka vizituar parkun memorial të Paqes në Hiroshima. Ai këtë përvojë e ka quajtur shumë të pakëndshme dhe ka thënë: Kërkoj nga Obama që ta vizitojë Hiroshimën. Kerry pas vizitës tha se Hiroshima krijon ndjenja të pakëndshme për çdo njeri.