Teksa ajo dhe familja e saj kanë lulëzuar në rrjetet sociale, shumë fansa janë shokuar kur zbuluan që Kendall Jenner kishte fshirë llogarinë e saj në Instagram këtë të dielë.

Ylli i reality show ka treguar se çfarë e shtyu të merrte vendimin në emisionin e Ellen DeGeneres.

“Nuk e di. Doja të detoksikohesha. Thjesht doja pak pushim. Sa zgjohesha Instagrami ishte gjëja e parë që shihja, shtrihesha për të fjetur dhe ishte gjëja e fundit që shihja. U ndjeva pak e varur. Është një detoksikim”, tha 21 vjeçarja.

Megjithëse ka vetëm dy ditë që është larguar nga rrjeti social, Kendall planifikon të rikthehet së shpejti.

3a72157900000578-0-image-m-19_1479309287051