Këngëtarja Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen e 83-të. E lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ajo ndër vite ka treguar se është artistja më e kompletuar që populli shqiptar ka pasur ndonjëherë.

Nexhmije Pagarusha, këngëtarja e cila njihet si ‘Bilbili i Kosovës’ dhe si ‘Mbretëresha e muzikës shqiptare’, feston sot 83-vjetorin e lindjes.

Ajo ka ndjekur shkollën e muzikës në Beograd, për të filluar karrierën si këngëtare në Radio Prishtina në vitin 1948, për të vazhduar për 40 vite të pushtojë botën e muzikës.

Këngëtarja nuk është e përcaktuar se cilin zhanër të muzikës i përkiste, por ajo i këndonte me perfeksion si muzikën folklorike ashtu edhe muzikën klasike dhe sigurisht, opera.

Në Kosovë, Nexhmije Pagarusha është shpallur si ‘Këngëtarja e Shekullit” kurse në vitin 2012 presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”.