Ju që shikoni ëndrra dhe i mbani mend ato, ja ku vjen shpjegimi i ëndërrave me para.
 

Nëse shikoni se keni fituar para do të thotë se jeni të suksesshëm/ Paratë simbolizojnë vetbesimin, suksesin dhe vlerat. Ju jeni person që besoni shumë te vetja juaj.

Nëse shikoni se keni humbur para/ Ju po kaloni një moment jo të lumtur në jetën tuaj.

Ndoshta po ndiheni të dobët dhe nuk po e kontrolloni dot më jetën tuaj. Jeni në kërkim të dashurisë dhe ndiheni të refuzuar. Nuk po ju kushtojnë vëmendjen e duhur.

Nëse nuk keni fare para/ Kjo endërr do të thotë se keni frikë se po humbisni gjërat në jetën tuaj.

Nëse po vidhni para/ Kjo ëndërr kupton se ju jeni në rrezik dhe nuk po ju ecën në dashuri ashtu si do dëshironit. Kjo ëndërr ju paralajmëron, të tregoni kujdes!