Duket se për momentin do e harrojmë pak Sirinë, pasi bota rrezikon të shkojë drejt një tjetër konflikti të armatosur.

SHBA ka dërguar një flotë me anije ushtarake në gadishullin korean.

Një sinjal i tillë force ka zemëruar Korenë e Veriut.

Pheniani deklaroi se është gati për luftë.

“Këto veprime dokenë pasoja katastrofike për Uashingtonin. Kjo provon se përpjekjet e papërgjegjshme të SHBA për të pushtuar Korenë e Veriut kanë arritur në një fazë serioze,” deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në vendin komunist.

“Ne jemi gati për të reaguar në çdo lloj lufte që kërkon SHBA”.

Lajmi vjen në një kohë kur Kina ka mobilizuar 150 mijë trupa në kufirin e saj, pasi druhet se presidenti Donald Trump do të godasë në mënyrë të papritur regjimin e Kim Jong-un, ashtu siç veproi një javë më parë me Sirinë.