Mund të tingëllojë kontradiktore, por muzika heavy metal ëhtë rryma muzikore që ofron përfitimet më të mëdha për shëndetin mendor. Sipas një studimi të vitit 2015, dëgjimi i këngëve metal me zë të lartë mund të ndihmojë në spastrimin e emocioneve negative, si zemërimi dhe depresioni.
Leah Sharman nga Shkolla e Psikologjisë në Universitetin e Queenslandit pohoi se këto përfundime bazohen në fakte shkencore. Kur je i zemëruar dhe dëgjon diçka që do të përputhet me gjendjen tuaj emocionale duket se këto të fundit fillojnë të fashiten pas disa minutash.
Studiuesit u paraqitën 39 personave disa situata shqetësuese, të cilat provokonin ndjesi negative dhe pas 16 minutash, këtyre njerëzve iu tha të dëgjonin muzikë metal . Pas 10 minutash pushim studiuesit vunë re që pjesëmarrësit në studim ishin më të qetë (kjo e monitorur me pajisje përkatëse të specializuara).
Po ashtu, një studim i vitit 2018 doli në përfundimin se njerëzit që u përkisnin komuniteteve të muzikës metal e kishin parë këtë si mundësi për të trajtuar gjendje të shëndetit mendor si ankth apo depresion.