Përkundër ligjit i cili thotë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në ato komuna ku shqiptarët janë më shumë se 20 për qind e popullatës, nëpër lokalet e ndërmarrjet private dhe ndërtesat e institucionet publike në Maqedoni, gjuha shqipe shumë pak apo fare shihet në mbishkrimet e tyre.

Shembulli më drastik është në Kërçovë, komunë e udhëhequr nga partia shqiptare në pushtet, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Pallati i Kulturës në Kërçovë akoma mbanë emrin “Koco Racin” dhe i njëjti emër nuk i shkruar në versionin shqip. Poashtu në këtë institucion valon vetëm flamuri maqedonas. (INA)