Në Danimarkë u mbajtën  “Ditët e Kulturës Shqiptare”, aktivitet ky i organizuar nga komuniteti shqiptar, ndërsa i mbështetur nga Ministria e Diasporës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe nga Këshilli bashkiak i Frederiksbergut.
“Ju përgëzoj për organizimin e këtyre aktiviteteve kulturore, sepse përmes tyre ju e promovoni dhe e ruani kulturën shqiptare në diasporë”, tha ndër të tjera ministri Murati  i cili ishte i pranishëm në këtë manifestim.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Kastriot Robo, e falënderoi ministrin Murati dhe Ministrinë e Diasporës për mbështetjen që i po japin diasporës shqiptare në botë.
Në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në Danimarkë u organizuan aktivitete të shumta kulturore, u shfaqën filma shqip, pati ekspozitë, u organizua panairi i veshjeve dhe i ushqimit tradicional etj.