Drejtoria për evidencë të librave amë e vendosi në funksion portalin për dorëzimin e kërkesave për certifikatë nga regjistri amë i të lindurve në mënyrë elektronike.

Qytetarët do të mund të aplikojnë për marrjen e certifikatës së të lindurve ne formular të rëndomtë, ndërkombëtar ose dygjuhësor. Prej tani është e mundur që personat që duan të marrin certifikatë të lindjes nga libri amë i të lindurve, këtë gjë ta bëjnë me klikim në https://e-portal.uvmk.gov.mk, me çka do të mund kërkesën ta bëjnë në mënyrë elektronike dhe të zgjedhin se në cilën njësi të shërbimeve amë do ta marrin certifikatën. Personat që do të bëjnë kërkesë të këtillë, do të pranojnë lajmërim në postën elektronike që është dhënë si adresë kontakti nga ana e tyre për kohën se kur do të mund t’i marrin ato cerftifikata në sportelet e Drejtorisë.

“Përkujtojmë se kërkesa për marrjen e certifikatës së të lindurve detyrimisht të bëhet personalisht dhe të merret personalisht në sportel duke treguar dokument të identifikimit personal. Poashtu prindët do të mund të dorëzojnë kërkesë për fëmijën e tyre minoren. Për të gjitha informatat shtesë në lidhje me dorëzimin e kërkesës për certifikatë do të mund të informoheni në Udhëzimin për këtë qëllim, në të cilin sqarohen të gjitha hapat për kërkesën, ose kontaktoni me Drejtorinë në këtë adresë: [email protected]”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për evidencë të librave amë.

Deri në fund të vitit nëpërmjet të këtij portali do të jetë e mundur të dorëzohen kërkesa edhe për certifikatë nga libri amë i të kurorëzuarve dhe nga libri amë i të vdekurve dhe më tutje pritet që këto dokumente të mundësohet t’i pranojnë në adresat e tyre të banimit.