Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri dhe ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov e hapën konferencën për Sirinë në Munih, e cila ka për qëllim sjellje të sërishme të procesit paqësor në vend.

Rusia propozoi armëpushim nga 1 marsi, ndërsa Uashingtoni vlerësoi se kjo Moskës dhe Qeverisë siriane do t’u japë edhe tre javë për t’i shkatërruar grupet e mesme kryengritëse. SHBA-ja propozoi që armëpushimi menjëherë të hyjë në fuqi.

Para takimit, Keri refuzoi të spekulojë nëse është e mundur të arrihet marrëveshje.

“Do të kemi bisedë serioze për të gjitha aspektet për atë çka po ndodh në Siri. Si duket dëshirojmë në një moment të arrijmë përparim në dorëzimin e ndihmës humanitare dhe ndërprerjes së zjarrit”, theksoi Keri.

Lavrov potencoi se Rusia ka parashtruar “propozim përafërsisht konkret” dhe se do të presë përgjigje nga SHBA-ja dhe pastaj propozimin ta nxjerrë para Grupit ndërkombëtar për mbështetje të Sirisë, i cili do të ketë takim gjatë ditës.