Misioni i Këshillit Opozitar u përmbyll me sukses . Kështu thanë  eksponent të këtij këshilli që për gati më shumë se një vit ishin pengesa kryesore e  afrimit të partive të reja opozitare rreth një platforme të përbashkët dhe një koalicioni të mundshëm opozitarë. Që nga fillimi ishte organizim më i pakuptimt ndër shqiptarët  , pa një status të qartë juridik dhe më qëllime   mbrapshta,  ku si synim kryesor kishte qëllimin për  të penguar  bashkimin e forcave opozitare. Ky këshill u krijua si një kundërpërgjigje ndaj Aleancës  për Shqiptarët,  koalicion ky i krijuar nga RDK dhe LR-PDSH.   Edhe pse  thuhej se ky këshill kishte mision të qartë , gjoja të bashkonte  opozitën , në të vërtetë prapa këtij këshilli  fshihej misioni i pengimit   të këtij bashkimi  dhe nxitja e   përçarjes mbrenda partive opozitare.  Këtu vlen të përmendet sidomos kontributi i jashtëzakonshëm i Udhëheqësit shpirtëror të këtij këshilli, zëdhënësit të  ”pakënaqësisë” shqiptare, njeriut me një të kaluar të dyshimt që i ka shërbye me zell ish sistemit monist , i cili i priu  misionit  vendimtarë  të përçarrjes  brenda  RDK-së.   Edhe sot kur ky këshill zyrtarisht është shpërbë, pas misionit të ”suksesshëm” përçarës, ata u bëjn apel opinionit publik se veprimtaria e   e mëtejme e anëtareve të këtij Këshillit Opozitar nuk e përfaqëson këtë këshill dhe tash e tutje secili është i lirë të veprojë ashtu si e sheh më të përshtatshme për vetveten dhe për shoqërinë shqiptare.

© fol.mk