Gazetari hulumtues Zoran Bozhinovski, thotë se këshilltari i sigurisë së presidentit Gjorgje Ivanov, Sinisha Aleksovski, është i përfshirë në rastin “Monstra”, i cili lidhet me vrasjen e katër fëmijëve maqedon dhe të një peshkatari në vitin 2012 në Liqenin Smillkovë të Shkupit, për çka me burgim të përjeshëm janë dënuar gjashtë shqiptar. Aleksovski, i cili në kohën kur është kryer ky krim makabër, ka qenë pjesëtarë i njësisë policore, “Alfa”, në shërbim të njësisë ka vënë makinën, e cila në procesin gjyqësor është përdorur si dëshmi kryesore se e kanë përdorur shqiptarët e dënuar.

“Vetura e famshme që u paraqit se është përdorur nga vrasësit, është marrë nga njesiti “ Alfa”, konkretisht nga Sinisha Aleksovski, kur ka qenë në atë njësi. Sinisha Aleksovski këtë veturë ia dërgon njesitit “ Alfa” për përdorim në aksione të caktuara. Ai është këshilltar, unë them për mossigurinë e Presidentit Gjorgje Ivanov, sepse nuk e ka vendin aty”, thotë Bozhinovski.

Ai i sugjeron prokurorisë të marrë në pyetje edhe një pjesëtarë tjetër të njësisë policore “Alfa”, Ivica Ançevski, i ashtuquajtur Puki, i cili mund të dëshmojë se makina që është përdorur si dëshmi kundër shqiptarëve, paraprakisht është përdorur nga policia.

“Ata do të tregojnë se ajo veturë është përdorur prej tyre dhe këtu përfundon çdo tregim më tej rreth asaj se a janë apo jo fajtorë ata që u dënuan. Njerëzit që janë dënuar, janë gjykuar në bazë të deklaratës së dëshmitarit të rremë”- thotë gazetari investigative, Zoran Bozhinovski.

Sipas tij, të rinjët vrarë tek Liqeni i Smillkovës, nuk kanë qenë të veshur me rroba pashkatërësh, por me rroba të reja për të dal në qytet, që do të thotë se ata janë vrarë dikund tjetër dhe trupat e tyre janë lënë buzë liqenit.
Bozhinovski beson se Prokuroria Speciale do ta trajtojë me seriozitet këtë lëndë dhe e vërteta shumë shpejt do të dal në dritë.
Për vrasjen e katër të rinjëve maqedonas dhe një pëshkatari, më 30 qershor të vitit 2012 u dënuan me burg të përjetshëm Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Më 15 shkurt në seancë gjyqësore duhet të paraqiten të akuzuarit për rastin “Monstra”, të cilët do të gjykohen nga fillimi pas Gjykata supreme e shfuqizojë vendimin dhe e ktheu landën në rigjykim. Përgatiti: Evi Shkopi/Almakos