Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vlojnë nga diskutimet rreth armëve dhe ndalimit të tyre, pas sulmit në një shkollë fillore në Parkland ku u vranë 17 persona.

Gjatë njërit prej shumë diskutimeve të qeverisë për masat që duhet ndërmarrë për të parandaluar që një gjë e tillë të përsëritet, një nga këshilltarët më të lartë të Presidentit Donald Trump është kapur nga kamerat teksa ‘vdiste për gjumë’.

32 vjeçari Stephen Miller mezi qëndroi deri në fund të një takimi të së hënës ku u diskutua nëse duhej armatosur stafi akademik, apo nëse duhet shtuar kontrollet psikologjike tek fëmijët, si dhe masa të tjera të nevojshme.

Mediat amerikane kanë thënë që Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të japë koment për këto fotografi lidhur me lodhjen e këshilltarit presidencial dhe rezistimin e tij ndaj gjumit.