Qeveria në seancën e sotme ka miratuar informatë e cila ka të bëjë me novjën e firmosje të marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Në emër të Qeverisë të Maqedonisë, marrëveshjen do ta nënshkruajë ministri për diasporën Edmond Ademi, njofton Aktuale.mk

Me këtë marrëveshje pritet të thellohet bashkëpunimi mes dy shteteve përmes një plani aksionar për diasporën si dhe përmes programeve për bashkëpunim.