–  Bujar Misimi këshilltari i pavarur i komunës së Bogovinës  nëpërmjet një letre të hapur i drejtohet kryetarit të Komunës Hazbi Idrizi në lidhje me tentativën e këtij të fundit për të uzurpuar   ujësjellësin e Bogovinës.

Fol.mk në vazhdim ua sjell të plotë  letrën e  Bujar MisimitZhurnal e sjell të plotë letrën e hapur të

“Jo i nderuari kryetar Hazbi Idrizi,

Më lejoni fillimisht t’ju sqaroj që letra ime në vazhdim nuk ka të bëjë me aspektin personal edhe pse në shikim të parë mund të duket e tillë, nëse do të analizoni do të shihni se të gjitha pikat e përmendura kanë të bëjnë me shkeljet ligjore që ju keni bërë gjatë madatit tuaj si kryetar. Ju shkruaj këtë letër me disa pika për t’ju vënë në dije se sa qesharak jeni kur thirreni në emër të ligjit kur të gjithë e dimë qe qëllimi yt është uzurpimi i rrjetit të ujit të ndërtuar nga qytetarët.

Në vijim ju numroj vetëm 10 pika, për të pasur më të qartë opinioni i gjerë, sepse Bogovinasit ju dinë mirë, se cili është raporti juaj me ligjin.

1. Arhiva nuk ka egzistuar për nnë kohë të gjatë në komunën e Bogovinës;

2. Pagesat për shërbimet komunale i ke marr nën dhe mbi tavolinë pa mos u dhene asnjë dokument palëve; ( vula dihet qe ishte ne xhep)

3. Lekët e NPK SHARRI per hedhurinat bashkë me disa “derjtora” – i ke për “kafe”, (në disa raste edhe kafe te “mëdhaja” ku i rihnin duart dhe hudhnin lekt e njerëzve);

4. TENDERAT i mbyll ne zyrë ende pa mos u hap;

5. Punësimet dhe largimet i bën sipas asaj kush çka të ka thënë ne mbrëmje sikur me e pas dyqan të vetin komunën;

6. Participimin e qytetarëve për ndërtim të udhëve ose investimeve tjera e shrytezon si lavatriçe për pastrimin e parave;

7. Këshillin komunal e përjeton si vëlla më të vogël, kujton se do ti marrë gjysmat e lekëve, prandaj e ke nxjerrë ne aut;

8. Të punësuarit i trajton sikur të jen rob të tu, bazuar në atë se sa i shan dhe ofendon;

9. Komunën e ke shndërruar në han, aq shumë e do ligjin sa ske sekretar komune prej kur e udhëheq ti komunen që duhet të merret me punën e ligjit;

10. Korrupcioni nëse do të takonte në rruge ti Hazbi, do ta nxjerrte ksulën;

Për në fund ju them që sa herë që ti do të thirresh në ligj, unë aq herë do të nxjerr nga 10 raste ku ti ke thyer ligjin. Nëse ky ligj i joti e mbron ujin atëherë po të them që uji nuk është i “ligjit” por i popullit…

Me respekt,

Bujar Misimi, Këshilltar i pavarur.”