Gjatë Lojërave Olimpike që po mbahen këtë verë në Rio de Janiero të Brazilit, atletet femra janë përkujdesur që t’i thyejnë rekordet.

Në sportet nga noti deri te mundja, atletet femra janë siguruar që përformancat e tyre në ujë dhe në tokë nuk do të harrohen shpejt, transmeton Express.

Këto janë 19 femrat që kanë thyer rekorde duke u stolisur me medalje, në mesin e të cilave është edhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi.

1. Katie Ledecky theu rekordet në 400 dhe 800 metra not, stili i lirë.

2. Simone Manuel u bë gruaja e parë afro-amerikane që fiton medaljen e artë në një garë individuale në not.

3. Michele Carter  u bë gruaja e parë amerikane që fiton medaljen e artë në hedhjen e gjyles.

4,5,6. Tri gra amerikane që fitojnë tri vendet e para në vrapim 100 metra me pengesa – vendi i parë që bën një gjë të tillë

7. Ibtijah Muhammad u bë gruaja e parë amerikane me shami që fiton një medaljen në Lojërat Olimpike.

8. Sara Ahmed u bë gruaja e parë arabe që fiton medalje në peshëngritje në Lojërat Olimpike.

9. Çiklistja amerikane Kristin Amstrong fitoi  medaljen e tretë të artë olimpike dhe pastaj u rrëzua në dysheme.

10. Jenny Simpson ia fitoi ShBA-së medaljen e parë ndonjëherë në garën 1500 metra vrapim.

11. Emma Coburn ia fitoi ShBA-së medaljen e parë në garën 3.000 metra vrapim me pengesa.

12. Oskana Chusovitina, 41 vjece, u bë gruaja më e vjetër që garon në gjimnastikë në Lojëra Olimpike.

13. Kaori Icho e Japonisë e bë gruaja e parë që fiton katër medalje më radhë në mundje në Lojërat Olimpike.

14. Sakshi Malik u bë gruaja e parë indiane që fiton medalje në mundje.

15. Shauane Miller, në kuptimin e plotë të fjalës, u hidh për toke në vijën përfundimtare të garës për të fituar medaljen e artë në 400 metra vrapim.

16. Xhudistja Majlinda Kelmendi ia fitoi Kosovës medaljen e parë olimpike ndonjëherë, dhe ishte e artë.

17. Monica Puig ia fitoi Porto Rikos medaljen e parë të artë ndonjëherë, dhe ishte në tenis.

18. Një grua Meksiko-amerikane e quajtur Sarah Robles, ia fitoi ShBA-së medaljen e parë në peshëngritje pas 16 viteve.

19. Dhe në fund, 19-vjeçja Simone Bites u bë xhimnastja e parë që fiton katër medalje të arta në një palë Lojërash Olimpike.