Edhe pas shumë përpjekjeve për të alarmuar qytetarët që janë listën e 39 mijë votuesve të kontestueshëm, kjo fushatë ka rezultuar e dështuar. Me këtë dështim u ballafaquan edhe funksionarët e lartë të BDI të cilët çdo ditë alarmonin në rrjetet sociale që votuesit kontestues të verifikojnë të drejtën e votës. Këtë fat e ka pësuar edhe Artan Grubi, shefi i kabinetit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai gati se çdo ditë ka alarmuar që qytetarët të verifikojnë të drejtën e votës, por ky proces përfundoi me dështim, pasi që janë verifikuar vetëm mbi 6 mijë veta, dhe se një pjesë e madhe e tyre janë maqedonas. (INA)

artan