Sot në Gjykatën Penale në Shkup avokatët e ish-ndihmës ministrit, Gjoko Popovski, i akuzuar në lëndën “300”, dorëzuan dokumente mjekësore se është në pushim mjekësor që nga 13 nëntori. Përnderyshe debati është anuluar, përcjell Fol.

Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai kërkoi hetimi të vërtetohet nëse me diagnozën e Popovskit nuk mund të paraqitet në gjykatë.

”I akuzuari është kufizuar në ulje dhe ecje, por jo edhe në të folur, ai nuk është i palëvizshëm”, tha Fetai.

Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453,570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar marrëveshjen për blerje dhe mirëmbajtjen e automjeteve Porsche Macedonia DOOEL Shkup, Ka-Dis DOO Shkup, Bohemia Rous Makina DOOEL Shkup, Kolevski DOO dhe Shtëpia e automjeteve DOO Shkup e zgjedhur si oferta më ekonomike.

Në rastin “Treqind”, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, bisedat e përgjuara mund të përdoren si dëshmi. /Fol/