Vjedhja e veturave gjithmonë ka qenë cak i hajdutëve, mbase nga çmimet e larta të tyre, ose pë arsye të tjera, megjithatë disa nga to janë më të lehta për t’u vjedhur.

Veturat “hi tech”( të fundit, më luksozet) janë më të lehtat për hajdutët, kjo pasi ata përdorin kuti transmetuesish, që lidhen me sinjalin e çelësave të veturës brenda shtëpisë. Sistemi i automjetit “njeh” komandën sikur po hapet me çelësin e saj, e shumë thjesht dhe shpejt ua bën shumë të lehtë hajdutëve.

Policia britanike ka këshilluar pronarët e këtyre automjeve “hi tech” që t’i vendosin çelësat e veturave të tyre sa më larg të munden nga dera e automjetit, ose t’i vendosin në një kuti metalike, në mënyrë që të bllokojnë tërësisht sinjalin që lëshojnë ato.