Komiteti i Helsinkit sot përmes një kumtese ka reaguar për mosvotimin
e djeshëm të rekomandimeve të grupit të ekspertëve të Rainhard Priebe të përmbatjura në Raportin e Avokatit të Popullit në Kuvend, për shkak të kuorumit të pamjaftueshëm të deputetëve të pranishëm, përcjell Fol.

“Kuvendi i RM-së refuzoi ta obligojë Qeverinë që ta përmirësojë gjendjen në fushën e të drejtave të njeriut me masa konkrete të përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit. U bëjmë apel qytetarëve, veçanërisht shumicës qeveritare, që në një afat sa më të mundshëm të shkurtër t’i votojnë masat e përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit ku janë nënvizuar rekomandimet e Pribes”, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Theksojnë se implementimi i rekomandimeve nga raporti i grupit të ekspertëve i kryesuar nga Pribe duhet të jetë prioritet kryesor i Kuvendit dhe Qeverisë që shteti ta përshpejtojë procesin eurointegrues, si dhe të sigurojë mbrojtje efikase të të drejtave dhe lirive të njeriut, njofton AIM.

“Është joserioze që shumicë qeveritare të mos sigurojë kuorum për votimin e masave të tilla jashtëzakonisht të rëndësishme. Përkujtojmë se grupet e deputetëve në shtëpinë ligjdhënëse duhet t’i kenë prioritet të drejtat dhe liritë e njeriut në punën e tyre dhe të rekomandimeve të mos lejojnë aspektet teknike si mospasje të mjaftueshëm të deputetëve në votim të pengojnë në zbatimin e prioriteteve kryesore në procesin e reformave”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit. /Fol/