Grimerja e njohur pejane Krashi Nimani, po tregohet mjaftë e suksesshme në arenën ndërkombëtare, ku së fundmi mori pjesë në mbrëmjen madhështore në Dubai, të organizuar nga grimeri i njohur Mario Dedivanovic.

Ajo po merr pjesë në master-classen e organizuar nga grimeri me prejardhje shqiptare dhe me famë botërore, , i cili është i njohur si grimeri i Kim Kardashian.

Në punëtorinë e mbajtur në Dubai, ka qenë prezente edhe ylli televiziv Kim Kardashian, me të cilën artistët shqiptarë të grimit kanë publikuar fotografi në rrjetet e tyre sociale.