Labinot Gashi për shumë vite çdo të diel ka shoqëruar shqiptarët me programin e mesditës. Por ai më nuk do të jetë pjesë e ekraneve shqiptare për pak kohë.

Të paktën kështu ai ka treguar përmes një statusi në rrjete sociale, shkruan sovrani.info

Por për krejt ata që kanë pyetur se ku është Labi, tashmë ka një përgjigje.

Ai është duke festuar në një nga lokalet e Zvicrës dhe madje në sfond dëgjohet kënga e Ledri Vulës “A jena mirë”, e në videon e postuar nga Labi në InstaStory dëgjohet pjesa e këngës “Kujt po ja nin veç a jena mirë”.