Unifikimi i liderëve shqiptarë në takimin që e patën sot duket se dikujt i pengon shumë, madje janë munduar aq shumë që ky takim mos të ndodhë, informon Zhurnal.

Mediat e “Kim-Kardashianit”, shkruan sot aq larg me shkrime nga takimi i liderëve i cili ishte për qëllim të mirë për shqiptarët por e gjithë kjo nuk është edhe ndonjë habi që portalet të cilat njihen nën ndikimin e “Kim-Kardashianit”, e bëjnë këtë zhurmë qëllimisht që shqiptarët kur të mos mund bashkohen edhe pse e kanë shancën historike të dalin para bllokut maqedonas për realizimin e kërkesave në të mirë të shqiptarëve.

Shkrimet që kemi lexuar sot gjatë ditës në mediat e “Kim-Kardashiani”t, mund të konstatohet se mos vallë është pikërisht ai dhe mediat e tij shkaktare për mosunifikimin e shqiptarëve në një moment historik si e kemi tash në këtë rast, pasiqë kanë qenë pikërisht mediat e tij ato të cilat gjatë gjithë kohës kanë dalë me shkrime të ndryshme kundër takimit dhe unifikimit të faktorit politik shqiptarë në Maqedoni!?

Si duket edhe sekretari gjeneral i LR PDSH-së Arben Taravari ndan mendimin e njejtë, pasi që ai thumbon ashpër ata të cilët nuk e dëshirojnë takimin dhe bashkimin e faktorit politik shqiptarë në Maqedoni.

“Për fat te keq, ata që pengonin dhe e prishnin bashkimin opozitar, po të njëjtit, tash po bëjnë tentativa për të pamundësuar unifikimin e kushteve të faktorit shqiptar në Maqedoni, këshillë e faktorëve me relevancë për shqiptarët në regjion”, shkruan kështu Taravari në postimin e tij e që ka të bëj me shkrime te shumta që janë bërë kundër takimit të liderëve që u mbajt dje në Shkup.

Ndërsa në anën tjetër nënkryetari i LR PDSH Agon Ferati në një postim të tij thekson se kushtet parashtrohen hapur edhe në takim publik e që ata që sot kundërshtuan parimin janë ithtarë të marrëveshjeve të fshehta e tinëzake.

“Kushtet parashtrohen hapur dhe në takim publik. Ata që sot kundërshtojnë këtë parim janë ithtarë të Marrëveshjeve të fshehta dhe tinëzore! Të freskëta janë kujtimet prej para 10 ditëve, ku një Marrëveshje e tillë doli në shesh”, shkruan mes tjerave Ferati.

Ndryshe, takimi i sotëm mes liderëve politik shqiptarë i inicuar nga lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti ka ngjallur shumë reagime nga masa shqiptare, shumë shqiptarë kanë ndjekur me entuziazëm ditën historike që nga formimi i shtetit të Maqedonisë që disa lider shqiptarë të ulen dhe të diskutojnë mes vete lidhur me kushtet me të cilat duhet të futen në koalicionin qeveritarë, informon Zhurnal.

Në anën tjetër edhe analistët e njohur shqiptarë kanë komentuar këtë takim duke e kalkuluar kështu se në politikë nuk duhet të ketë emocione dhe inate por vetëm artikulim dhe faktorizim.