Kina ka nisur zbatimin e masave të mëtejshme të bllokimit në qytetet në veri-lindje, pasi infeksionet vazhdojnë të përhapen. Për të parandaluar një shpërthim të dytë të mundshëm, zyrtarët po kryejnë testime masive mbi qytetarët.

Shulan, një qytet me 600,000 banorë, në provincën Jilin të Kinës veriperëndimore, ka forcuar masat e karantinës sot duke ndaluar banorët të dalin nga shtëpitë e tyre, në rast se janë të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Jilin, kryeqyteti i provincës Jilin, gjithashtu mbylli një nga qendrat dje pasi ndryshoi nivelin e urgjencës së zonës në ‘rrezik të lartë’.

Për tri ditët e kaluara, zyrtarët e krahinës kanë ekzaminuar më shumë se 40,000 banorë në kryeqytetin e Jilin dhe Shulan për të parandaluar një valë të dytë të shpërthimit, thanë autoritetet sot.

Gjashtë zyrtarë – një në Shulan dhe pesë nga qyteti Jilin – janë larguar nga postet e tyre pas shfaqjes së grupimeve lokale të infeksionit, raportojnë media kineze.