Me rastin e shënimit të 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, është mbajtur parada ushtarake, ku forcat kineze kanë prezantuar teknologjinë “më të re” ushtarake, duke u munduar kështu të tregojnë “muskujt”.

Parada është mbajtur në sheshin Tiannanmen në Pekin, ku pas ceremonisë është ngritur flamuri dhe masës i është drejtuar presidenti Xi Jingping, transmeton Telegrafi.

Ai është lavdëruar “për të arriturat” e vendit të tij gjatë shtatë dekadave të fundit, dhe më optimizëm ka folur për të ardhmen e Kinës.

“Populli kinez ka arritur të qëndrojë në këmbë dhe të fillojë udhëtimit e gjatë. Asnjë nuk mund të na ndalë”, ka deklaruar i entuziazmuar Jingping.

E gjatë paradës 56 topat e kalibrave të ndryshëm kanë shkrepur nga 70 herë për të shënuar këtë përvjetor. Kështu është prezantuar edhe teknologjia “më e avancuar” ushtarak përfshirë Dongfeng-17 (DF-17), fluturakja supersonike.