Në qytetin kinez Uahan janë shembur plot 19 ndërtesa për vetëm 10 sekonda. Për realizimin e këtij aksioni u përdoren pesë tonë lëndë shpërthyese. Zona e shpërthimit lokalizohet në pjesën qendrore të qytetit dhe ishte e rrethuara me shumë ndërtime të tjera infrastrukturore.

“Për të realizuar prishjen e ndërtesave në zonën e qendrës dhe në këtë shkallë na u desh që jo vetëm ta garantojmë rezultatin e prishjes por ti kontrollojmë edhe efektet negative nga rrënimi masiv”, tha Jia Yongsheng, udhëheqës i rrënimit.

Efekti i rrënimit ishte ideal asgjë tjetër nuk u dëmtua përveç objekteve të targetura, ndërkohë pamjet spektakolare nga rrënimi masiv kanë bërë xhiron nëpër mbarë botën.