E drejta e protestës është garantuar me Kushtetutë, por kryerja e aktiviteteve partiake dhe zgjedhore në sektorin publik është në kundërshtim me nenin 38 nga Ligji për të punësuar në sektorin publik, kumtoi sot kabineti i zëvendësministrit plotësues të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Kiracovski.

Në kumtesë theksohet edhe se është e papranueshme që të punësuarit në sektorin privat të vuajnë presione dhe poshtërimet për qëllime partiake për çka do të parashtrojnë iniciativë deri te Inspektorati shtetëror për punë, Inspektorati shtetëror administrativ dhe Ministria e Punëve të Brendshme për mbikëqyrje të jashtëzakonshme ndaj punës së Komunës së Karposhit, SHF “Nevena Georgieva – Dunja” – Shkup, NTP Shkup, Np “Pyjet e Maqedonisë” – Shkup, NP “Strezhevo”-Manastir, FOD Manastir, Konvikti “Mirka Gineva”-Manstir, IPSH Spitali i përgjithshëm “Borka Taleski” – Prilep.

“Personat udhëheqës kryejnë presion ndaj të punësuarve për pjesëmarrje në protestë para Komisionit Shtetëror Zgjedhor me qëllim që të protestojnë dhe të kryejnë presion ndaj punës dhe bartjes së vendimeve për të njëjtën. Kryerja e kërcënimit, pamundësia dhe parandalimi i konfirmimit ose publikimit të rezultateve nga votimi është ndëshkuese në pajtim me nenin 158 nga Kodi penal”, theksohet në kumtesën nga kabineti i zëvendësministrit plotësuese të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.