Duke pritur stabilizimin politik, ndalon aktiviteti ekonomik. Ekonomia nuk mund të mbetet imune ndaj krizës politike, ndërsa të parët që do ta ndjejnë goditjen do të jenë investimet.

“Nëpër këtë prizëm në të cilin gjendemi sot, indikatori i parë – stabiliteti, si parakusht bazë për investimet dhe hapjen e vendeve të reja pune, tregon se ne nuk kemi çfarë të presim nëse gjendja e këtillë vazhdon në vendin tonë”, tha Predrag Tërpevski, profesor universitar.

“Ka kompani të cilat kanë rritje edhe mbi 5% çdo vit, por ka edhe kompani të cilat stagnojnë me rritjen dhe mund të thuhet se qëndrueshmëria është vënë nën pikëpyetje”, deklaroi Mile Boshkov, Konfederata e punëdhënësve.

Ekonomistët theksojnë se pagat duhet të rriten, por me justifikim ekonomik.

“Për rritjen objektive të shumës së pagave, ndikojnë më shumë parametra, por kyçja është se në kornizat e dialogut social duhet të ketë ndërgjegje të zhvilluar, por edhe bazë ekonomike që të mund të rriten edhe pagat. Kjo do të thotë vullnet, dëshirë të rrisin rrogat nga ana e subjekteve sociale, por edhe bazë ekonomike që kjo të jetë e zbatueshme edhe në praktikë”, tha Llazar Jovevski, profesor universitar.

Rroga mesatare në vend është 360 euro. Sipas llogaritjeve të sindikatës, një familjeje katër anëtarëshe i duhen më shumë se 500 euro vetëm për nevojat elementare.Alsat-M