E ftuar në shiko kush luan, Rozana Radi ka rrëfyer më në fund arsyen përse ka mbetur pa martuar.

E ndërsa duhet të gjente fjalë se në çfarë besëtytni besojnë shqiptarët, ajo është përgjigjur “Se nëse të thyhet pasqyra mbetesh 7 vite pa martuar”.

Dhe kur është pyetur nga Luana se nëse asaj i ka ndodhur një gjë e tillë, ajo është përgjigjur “Po” duke pranuar me shaka se prandaj ka mbetur edhe pa martuar.

Ndërkohë mësohet se në fakt Rozana ka thënë vetëm pak kohë më parë se arsyeja pse nuk martohet është se nuk i ka më prindërit dhe se nuk do të kishte kuptim një dasmë pa ta.