Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki sot mbajti konferencë për shtyp para ndeshjes me Ukrainën, që zhvillohet nesër në orën 18:00 në Krakovë të Polonisë.

Tekniku i përfaqësues sonë, thotë se është i vetëdijshëm për sfidën e vështirë që e pret skuadrën tonë, por ai shpreson se të përzgjedhurit e tij do të bëjnë paraqitje më të mirë se në duel me Kroacinë.

“Vijmë pas një ndeshje të vështirë të cilën e humbëm. E dimë që Ukraina është një skuadër e fortë. Rezultati nuk është pasqyrë e lojës me Kroacinë, pasi edhe ne patëm rastet tona. Sidoqoftë do të mundohemi të përmirësohemi, do të shohim aty ka nevojë të bëjmë ndërrimet e duhura”, ka thënë Bunjaku.

Ai shtoi se Ukraina ishte e fortë jo vetëm pas ardhjes së Shevçenkos. Bunjaku e pranon se Kosova ka nevojë për tu përmirësuar, por ai beson se përfaqësuesja jonë do të jetë befasi e kampionatit në Botërorin 2020.

“Pas një rezultati të mirë me Finlandën pas një muaji u takuam me një ekip të fortë, ndoshta në 20 më të mirët siç është Kroacia dhe është e dukshme që kemi nevojë për përmirësime. Unë pres që në Kampionatin evropian 2020 të jemi befasia e kampionatit. Kemi nevojë për përvojë dhe ky grup do të arrijë këtë”, tha ai.

Në konferencë ishte edhe sulmuesi Albert Bunjaku, i cili tha se pas një ndeshje të keqe kemi mundësi të përmirësojmë gjërat.

“Bashkë me përzgjedhësin kemi analizuar gabimet në mënyrë që t’i përmirësojmë. Do të mundohemi të ruajmë rezultatin  baras dhe të sulmojmë me kundërsulme që eventualisht të shënojmë për një rezultat të favorshëm”, ka theksuar Bunjaku.

Në pyetjen se si është e mundur që me Finlandën luajtën baras e me Kroacinë humbën 6:0, futbollisti theksoi se “Kroacia është më e mirë shumë se Finlanda dhe se në atë ndeshje nuk kemi bërë gabime”.