Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi vazhdon të besoi se Astritin e ka mbytur dikush brenda dhomës së paraburgimit.

Ai, ka treguar se çfarë ka parë përgjatë dy orë e gjysmë në vendin ku po bëhej obduksioni i Astritit.

“Unë kam qenë në obduksion të Astrit Deharit dhe e kam parë trupin e tij për dy orë e gjysmë. Ajo ka qenë detyra imë për të parë se çfarë plagësh ka dhe ajo që është tepër trishtuese ndër të tjera ne kemi pa me foto dokumentacion se është së paku një peshqir i mbuluar me gjak që është gjetur në dhomën e astritit dhe është gjetur një sapun që është vërtetuar se fytyra e tij është pastruar pas vdekjes së tij. Ka një mori provash që unë besoj që ai është vrarë dhe jo vetëvrarë”, ka deklaruar Gashi në emisionin “Kontakt”.

Gashi thotë se Astriti paraprakisht ka qenë i vrarë nga personat e pa të paidentifikuar dhe tani është çështje e prokurorisë që ti zbulojë ata.

“Fytyra e Astritit në obduksion ka qenë pa asnjë njollë gjaku, ka qenë fytyrë e pastër. Ka qenë i rruar, mirëpo nuk ka pasur kurrfarë shenja të dhunës në fytyrë. Ka pas shenja të dhunës në kokë dhe disa lëndime tjera trupore në trup, por që ato nuk kane qenë vdekjeprurëse”, ka deklaruar avokati Gashi.

Sipas avokatit, është e pamundshme që dikush pas vdekjes së tij ta fshoj fytyren e vet.

“Ne kemi pa edhe mjete dhe gjësende të tjera të përgjakura sa që është e pamundur se dikush t’ia shkaktoj vetvetes ato lëndime dhe të vdes prej atyre lëndimeve”, ka thënë ndër të tjera ai.