Mozilla ka çuar drejt finalizimit blerjen e saj të parë. Kjo kompani ka blerë “Pocket”, një plaftormë e ideuar për të krijuar “librashenjues” online, që ruajnë adresat në faqet web, të cilat janë vetëm për të lexuar, sa herë u jepet mundësia përdoruesve përmes aparateve celularë, kompjuter, apo Smartphone.

Pocket ka deklaruar se do të mbajë zyrat, Brandin, dhe grupin e punës, edhe pse shoqëria do të kontrollohet plotësisht nga Mozilla.

 Kjo e fundit, synon përmirësimin e këtij aplikacioni. Mozilla do ta riformatojë këtë aplikacion për të përshpejtuar projektin, transmeton tch.

Tashmë “Pocket” do te kthehet ne një motor online, që u sugjeron përmbajtje domethënëse përdoruesve, duke shfrytëzuar informacione me kontekst. Aktualisht, Pocket numëron rreth 10 milionë përdorues aktiv në muaj dhe 3 miliardë faqe web të shpëtuara në rreth 9 vjet.