Këngëtarja Ronela Hajti është këngëtare shumë energjike.
Ajo llogarit disa hite, si solo projekte ashtu edhe bashkëpunime, shkruan lajmi.net.Njihet si një nga artistet që eksperimenton goxha shumë me dukjen, por shumë herë nuk e ka problem të shfaqet tërësisht pa grim.

Njësoj ka vepruar edhe në fotografinë e fundit, të cilën e publikoi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën përveç se është pa makijazh, ajo është edhe shumë e përgjumur.“Kur dëshiron të flesh, por duhet të bëhesh gati për të kënduar” është mbishkrimi që këngëtarja i la fotografisë nga vendi ku po përgatitej për koncert.

u